Civilët në Aleppo Presin në Ankth Evakuimin

Grupi nuk ka dhënë ndonjë arsye për shtyrjen e evakuimit.

Një zyrtar i rebelëve sirianë tha për agjensinë e lajmeve Reuters se milicia shiite proqeveritare janë duke penguar nisjen e njerëzve nga distrikti i kontrolluar nga forcat opozitare, një deklaratë e cila nuk ka mundur të konfirmohet nga burime të pavarura.

Zouhir Al Shimale, një gazetar në lindje të Aleppo-s, konfirmoi vonesat, duke shtuar se rrugët janë pothuaj të zbrazta në mëngjesin e sotëm.

“Njerëzit këtu janë të shokuar (nga vonesat)”, tha ai për Al Jazeera. “Nuk kemi fjetur fare mbrëmë në pritje për t’u larguar”, shtoi ai.

Duke shpjeguar se civilët po frikësohen se evakuimi mund të vonohet edhe më tej, Shimale tha: “Askush nuk e di se çka do të bëjë regjimi”.

Një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga Rusia, aleati më i fuqishëm i presidentit sirian Bashar al- Assad, dhe Turqia i dha fund luftimeve disavjeçare në këtë qytet dhe i ka dhënë liderit sirian fitoren më të madhe pas pesë viteve luftime.