Botohet libri me tregime ‘Gjunjët’ i Sali Bytyçit

Krijuesi Sali Bytyçi ka botuar kohë më parë librin me tregime ‘Gjunjët”, i cilësuar si një libër mjaft i veçantë për temat e trajtuara.

Libri  është i ndarë në tri pjese: “Tregime reale”, “Tregime fantastike”, dhe “Tregime artistike”, ku secila pjesë ka nga 10 tregime.

Ky libër është fitues i çmimit vjetor për veprën më të mirë në prozë, “Anton Pashku”, për vitin 2018, që ndahet nga Ministria e Kulturës.

Duke vlerësuar librin ‘Gjunjët”, recensentja Arta Maxhuni, ndër të tjerash ka shkruar se përmes tregimeve të këtij libri, autori Sali Bytyçi shfaqet si një ‘Kafkë i shekullit tonë’,  i cili, siç konkludon ajo, lexuesit i jep një dëshirë të pangopur për t’i lexuar tregimet e tij.

“Në këtë libër janë përmbledhur shumë kujtime e përjetime personale, po edhe kolektive, të cilat freskojnë kujtesën për të kaluarën tonë, e deri te lufta dhe paslufta e Kosovës”, ka shkuar recensentja Maxhuni.

Krijuesi Sali Bytyçi numëron një numër veprash letrare, si në gjininë e prozës, poezisë ashtu edhe në fushën e kritike letrare.