BE Rrezikon Shpërbërjen në Muajt e Ardhshëm

Bashkimi Evropian po përballet me rrezikun e “shpërbërjes” në “muajt e ardhshëm” për shkak të krizave të ndryshme që e kërcënojnë, ka tëhequr sot vërejtjen kryeministri francez, Manuel Valls, në Davos. Ai ka përmendur sidomos krizën e refugjatëve, terrorizmin ose mundësinë e daljes së Mbretërisë së Bashkuar, raporton AFP.

Manuel Valls është në Davos për të folur për “të gjitha rreziqet që mund të rezultojnë me shpërbërjen e projektit evropian, jo brenda disa vitesh, as brenda disa dekadash, por në muajt e ardhshëm”.

Me këtë rast, shefi i qeverisë franceze ka përmendur krizën e refugjatëve, terrorizmin, rritjen e popullizmave. Para disa gazetarëve, të cilët përcjellin Forumin Botëror të Davosit, në mesin e rreziqeve ai ka përmendur edhe “Brexit”-in.

Kryeministri Valls ka thënë se shpreson se mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së gjatë samitit evropian të muajit shkurt për të shmangur një “Brexit”, por mendon se për këtë duhet “më shumë kohë“, raporton AFP.