Kurti falënderon kryeministrin kroat për mbështetjen ndaj Kosovës

Në Davos të Zvicrës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti e Plqnkoviq folën për zhvillim ekonomik e stabilitet institucional, njofton Zyra e Kryeministrit.

Dy kryeministrat ballkanas biseduan edhe për bashkëpunimin mes vendeve e sidomos për fushën e arsimit.

Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Kurti falënderoi Plenkoviqin për mbështetjen e Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë në Kosovë.

Tutje thuhet se u vlerësua edhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.