Autobusi del nga rruga në Indi, 40 të vdekur

Së paku 40 persona kanë vdekur kur autobusi me të cilin po udhëtonin ka rrëshqitur nga rruga duke rënë në një luginë në veri të shtetit indian të Utar-khandit.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe ende nuk jemi të sigurt mbi numrin përfundimtar të viktimave” tha një oficer policor.

“Besohet se ngasësi i autobusit ka humbur kontrollin ndaj mjetit për shkak të motit me shi dhe terrenit të përpërshtatshëm”, shtoi tutje oficeri.

Një ekip i forcës kombëare për reagim ndaj fatkeqësive dhe policia lokale janë angazhuar në operacionet e shpëtimit./21Media