Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi, ka të lënduar

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Serbi.

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar nga kompania e autobusit të aksidentuar “Zhitia Turist”.

Sipas tyre shkaku i aksidentit janë vështirësitë në rrugë si pasojë e reshjeve të borës.

“Nuk ka viktima, por të lënduar ka. Disa nga udhëtarët kanë marrë lëndime të lehta trupore por jo diçka serioze”, kanë thënë nga kompania.

Tutje njoftuan se autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Kosova për në Slloveni.

Mediat serbe njoftojnë se aksidenti ka ndodhur afër Krushevcit.