Milaim Zeka - Arkiv

Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin e NISMA-s, Milaim Zeka.

Zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, e konfirmoi për KALLXO.com arrestimin e deputetit.

“Po është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Arsyeja është kanosje përmes mjeteve te informimit”, tha Berisha.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe me avokatin e Zekës, Gazmend Halilaj, por ai ka qenë i paqasshëm për të dhënë një koment të menjëhershëm.

Milaim Zeka tash e tri ditë është përfshirë në debate me prokurorinë për shkak të disa incizimeve të bisedave që kanë rrjedhë në media.

Në një bisedë telefonike, Zeka tha për KALLXO.com se do ta ndjekë “penalisht e me kanun” Prokurorin Afrim Shefkiu i cili po merret me listat e veteranëve përfitues, Afrim Shefkiu, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Presidentin Hashim Thaçi.

https://kallxo.com/milaim-zeka-riperserit-kercenimet-per-aleksander-lumezin-e-afrim-shefkiun/