Ilustrim

Arrestohen për haraç ndaj shkodranes

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy burra nën dyshimin se i kanë marrë një shumë parash me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shtetaseje të Shqipërisë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Shtetit bën të ditur së të arrestuarit E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër, në momentin e arrestimit u është sekuestruar një sasi lekësh.

“Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Tutje, Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.