Aksion Për Dhurimin e Gjakut “Bëhu Hero, Shpëto Jetë”

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, sot do të mbajë një aksion për dhurimin e gjakut.

OAK fton të gjithë ata që kanë vullnet që nga ora 11:00 deri në 14:00, në zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës, të marrin pjesë në aksionin “Bëhu hero, shpëto një jetë”.

Dhurimi i gjakut bëhet në mënyrë vullnetare dhe aksioni ka si qëllim të ju ndihmojë të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.