Pasagjerë të bllokuar në aeroport - Foto: Rtv21

Aeroportet Anembanë Botës në Alarm

Pasagjerët po përballen me vonesa të mëdha në aeroportet anembanë botës, pasi sistemet e kontrollit kompjuterik janë bllokuar të gjitha përnjëherësh.

Udhëtarët kanë raportuar probleme në aeroportin e Londrës, Parisit, Uashingtonit, Singaporit si dhe në Johanesburg dhe Cyrih.

Problemi po prek softuerin “Amadeus Altea” që përdoret nga linjat e shumta ajrore.

Nuk dihet nëse problemi ka ardhur si pasojë e ndonjë gabimi teknik, apo ndonjë sulmi kibernetik. /21Media