Aeroplani me 143 persona rrëzohet në një lumë

Një aeroplan me 143 persona të premten mbrëma, devijoi nga pista dhe u zhyt në lumë afër aeroportit “Naval” në Florida.

Mënjëherë pas kësaj ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes. Miami Air Boeing 737 po kthehej nga Guantanamo Bay, kur përfundoi në lumin St. Johns pas uljes së dështuar, që ndodhi pak pas orës 21:30.

Aeroplani nuk ishte zhytur plotësisht në ujë dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Sipas mediave raportohet se dy persona u trajtuan për lëndime të lehta. Aeroplani mbante personel ushtarak.

Kryetari i Bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry i mbajti qytetarët të informuar lidhur me situatën ndërsa zbuloi se Shtëpia e Bardhë ka thirrur të ofrojë ndihmë.

Aeroplani 18-vjeçar Miami Air International pësoi dëme minimale. Shkaku i uljes së dështuar do të hetohet./21Media