Zemaj: Vlerësimin e situatës epidemiologjike e bëjmë në baza ditore

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën për media në Spitalin Rajonal të Gjilanit, tregoi se situata epidemiologjike bëhet në baza diturore.

Tutje, ai potencoi se varësisht nga vlerësimi që bënë bordi këshillues ashtu edhe vendosen masat parandaluese të COVID-19, në bashkëpunim me kryeministrin e Kosovës, Avdllah Hoti.

“Vlerësimi i situatës epidemiologjike bëhet në baza ditore, vlerësimin javorë e kemi edhe në vendim dhe me orientim profesional nga IKShPK edhe nga bordi këshillëdhënës i cili më jepë mua këshilla të drejtpërdrejta në bazë të atyre vlerësimeve do të shohim edhe vlerësimin e më tutjeshëm të masave”, tregoi ai.

Kujtojmë se Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica, janë në zonë të kuqe.

Në zonë të verdhë janë: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malisheva, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Në zonë të gjelbër janë: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

Këto qytete janë vendosur në këto zona në bazë të numrit të të infektuar në komuna.

Lista e re e Ministrisë së Shëndetësisë, dyfishohen “komunat e kuqe”