Post Blloku i policisë në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova, Foto: KALLXO.com

Lista e re e Ministrisë së Shëndetësisë, dyfishohen "komunat e kuqe"

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë.

KALLXO.com sjell më poshtë listën e komunave që u shtuan ose hoqën nga një zonë në tjetrën.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Zona e kuqe: Nga nëntë komuna sa ishin javën e kaluar, tani janë 18 komuna:

Lista e komunave me vendim të vjetër: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi,  Ferizaj, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja janë në zonën e kuqe.

Komunat që janë shtuar në zonë të kuqe me vendim të ri janë:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Zona e verdhë, nga 19 komuna sa ishin deri sot me vendim të ri janë 14 komuna në këtë zonë

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Vendimi i vjetër: Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposaviq, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti”

Komunat në zonën e verdhë me vendim të ri:  Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malisheva, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Zona e gjelbër: Nga 10 komuna sa ishin deri sot, me vendim të ri në këtë zonë janë 6 komuna

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Vendimi i vjetër: Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

 Komunat në zonën e gjelbër me vendim të ri 

Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.