Vdes nga COVID-19 infermierja e Neurologjisë në QKUK

Miradije Pllana – Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

“Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sindikata e Infermierëve, u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës Pllana- Hoti dhe gjithë kolegëve.

Që nga fillimi i pandemisë mantelbardhët kanë qenë vijë e parë e frontit në luftimin kundër pandemisë së coronavirusit.

Deri më tani në Kosovë mbi 1 mijë e 500 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit, mbi 6 mijë raste janë ende aktiv me coronavirus.

Përhapja e COVID-19 te stafi shëndetësor, shifrat e fundit të infektimeve