COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Gjilani me vetëm pesë raste me COVID-19

Derisa numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë dukshëm, në qytetin e Gjilanit janë vetëm 5 raste aktive.

Këtë e kanë konfirmuar nga Komuan e Gjilanit, derisa kanë njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojnë edhe vaksinimin masiv.

“Në Gjilan sot i kemi vetëm pesë raste në dy familje, të cilët nuk kanë simptoma të rënda, që janë duke u trajtuar nga ekipet shëndetësore. E dhimbshme mbetet gjithmonë humbja e 146 qytetarëve tanë, të cilët për shkak të Covid-it dhe problemeve të tjera shëndetësorë, janë ndarë nga ne për këtë periudhë të përballjes me virusin”, ka thënë Haziri, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Sipas tij, tani me ardhjen e bashkatdhetarëve  duhet të kemi më shumë kujdes për të shmangur përhapjen e virusit.

“Me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, ku llogarisim 50-60 mijë qytetarë më shumë që kanë hyrje-dalje në Gjilan si banorë, duhet të kemi bashkërisht vigjilencë të lartë për të shmangur përhapjen e mundshme të infeksionit”, ka shtuar kryetari Haziri.