Foto: Facebook

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Pejë

146 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në raportin ditor të Spitalit bëhet e ditur se në mesin e 146 pacientëve katër janë në maskën CPAP, maskë e cila u ndihmon pacientëve të cilët kanë vështirsi me frymëmarrje, 101 janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi si dhe 27 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Tutje thuhet se katër pacientë janë shëruar nga infeksionit me SARS-CoV-2.

Deri më tani në Kosovë janë 43,883 raste me COVID-19, 30,157 janë shëruar ndërsa 1,137 kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Kosova ka shënuar rastet e para me COVID-19 më 13 mars 2020.