Kryeministrja rumune, Viorica Dancila - Foto: REL
Rumania zotohet se do ta mbështesë Serbinë që të anëtarësohet në BE
23.12.2018 - 11:30
Rumania thotë se do të punojë që të ndihmojë Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, kur ky vend të marrë presidencën e bllokut, më 1 janar.
Kryeministrja rumune, Viorica Dancila i bëri këto komente në Beograd, pasi u takua me udhëheqësit e Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë.
“Rumania do të mbështesë rrugën europiane të Serbisë. Ne të gjithë duhet të përfshihemi që të mbështesim Serbinë”, tha ajo.
Kryeministrja e Rumanisë shtoi se zgjerimi i BE-së është “prioritet” për shtetin e saj.
Të katër liderët e shteteve në takimin në Beograd diskutuan edhe për migrimin dhe temat rajonale. (REL)