Foto: Ilustrim

Arrestohen Tre të Dyshuar për Grabitjen e Bankës

Pas një operacioni të organizuar mirë, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e grabitjes së një banke në rr. “Nëna Terezë”, në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë: V.G. (mashkull, 26 vjeç), P.M. (mashkull, 27 vjeç) dhe M.H. (mashkull, 32 vjeç). Të tre janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore të njëjtit janë dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i dy lokacioneve, ku Policia ka gjetur dhe sekuestruar: Një veturë “Golf III” me targa vendore, katër telefona celularë të llojeve të ndryshme, një palë rroba si dhe gjashtë qese me substance të dyshuar marihuanë.

Policia në njoftimin e saj nuk ka dhënë detaje por me sa duket bëhet fjalë për grabitjen e 28 gushtit.

http://kallxo.com/maskat-grabisin-banken-ne-fushe-kosove/