Mbledhja e Qeverisë Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Qeveria ndan 40 mijë euro për malazezët në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës  për ndarje të mjeteve financiare.

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se për këtë komunitet ndahen 40 mijë euro.

“Këto mjete ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë. Aprovimi i kësaj shume do ta mundësonte plotësimin e kësaj skeme”, tha kryeministri.

Kjo kërkesë mori edhe aprovimim e kabinëtit qeveritar.