PSD: Buxhetit i janë ndërruar numrat, por jo mendësia

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se draft-buxhetit të vitit 2019 i janë ndërruar vetëm numrat dhe jo mendësia.

“Dokumenti si dokument është i përgatitur mirë, në aspektin teknik e formal. Informacioni është i bollshëm. Por ja që informacioni që prezantohet këtu është deja vu. Numrat ndërrojnë, mendësia është e njëjtë”, tha ai.

Sipas Sejdiut, buxheti i një shteti duhet të përcjellë një lloj mendimi strategjik mbi ekonominë.

“Për 18 vite kemi parë të njëjtën strukturë. Buxheti është një vazhdimësi e mendimit konstruktit financiare të 18 viteve të fundit. 360 mijë qytetarë të republikës së Kosovës janë të punësuar prej 1.8 milionë qytetarëve.  Është një numër jashtëzakonisht i vogël”, tha ai.