Gatime të shijshme me prodhime vendore Made in Kosova

Prodhime vendore të gatuara mirë dhe me shije mund të komsumohen në restorantet e brendit Extrem Pizza.

Kompania e cila përpos restorantit ofron edhe shërbimin e bartjes së ushqimit kujdeset që bazën për ushqimet e gatuara ta ketë nga prodhimet vendore. Si rrjedhojë prodhimet e qumështit, mishit, sallatat dhe perimet e tjera janë të prodhuesve vendor.

Extreme Pizza është vend i rehatshëm për të ngrënë specialitetet që ofron ky restorant me çmime te favorshme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë dhe në këtë adresë.

Restorani me një ambient të ngrohtë dhe rehati si në shtëpinë tuaj ofron ushqime të shijshme me shërbim të shpejtë dhe të mirë. Me super kuzhinjerët e saj dhe stafin tjetër profesional ofrojnë shërbime pa pagesë për të i’u sjellur ushqimet e dëshiruara në shtëpitë tuaja.

Një meny e begatshme dhe natyrisht ekonomike jep mundësinë për tu ushqyer më specialitete të ndryshme duke filluar nga pica me shije të ndryshme, samunë dhe pide me proshutë, suxhukë ose mish të pulës për të vazhduar me file pule ose disa lloje të donerëve, hamburgerëve dhe senduiçëve të ndryshëm me proshutë, pulë, tunë ose vegjetarian.

Specialistët e kuzhinës së Extrem Pizza në mënyrën e restorantit e kanë përfshirë edhe ushqimin tradicional shqiptar të shijshëm pogaqe me “long dhe suxhuk”.

Ushqimet e skarës kanë një shije të veqantë në këtë vend si banjalluqki, specialitete me suxhuk, pleskavicë “n’prush” ose e mbushur, si dhe qepaba ose qofte.

Extrem Pizza është kujdesur edhe për të gjithë klientët që pëlqejnë ushqimet me më pak kalori si sallata mixe, shope dhe ajo e pulës.

Specialiete të tjera me të cilat mund të shërbeheni në këtë vend janë: specialitetet e pulës, chicken fingers, chicken nuggets, risotto pule, tavë shtëpie ose pasul shtëpie.

Natyrisht që të gjitha këto specialitet mund t’i konsumoni me një ajran special të Extremit ose me një qaj të zi.

KALLXO.com ka nisur fushatën “Blej produkte të Kosovës – Ndihmo Ekonominë”, në një kohë kur ekonomia e vendit është në depresion për shkak të virusit CoVid-19.

Duke shpërndarë materialet dhe adresat e prodhuesve vendorë synohet që qytetarët të informohen për prodhime të veçanta në Kosovë.

Çdo prodhues vendorë mirëpritet që të dërgojë të dhënat dhe materialet nga kompania e tij për t`i promovuar në këtë formë.

Materialet duhet të dërgohen në emalin: [email protected], me subjekt “Ndihmo Ekonominë”