Kabllo elektrike Made in Kosova

Nëse dëshironi që shtëpinë tuaj ta ndërtoni me instalime elektrike të prodhuara në Kosovë atëherë prodhimet Proton Cable janë në dispozicionin tuaj

Proton Cable është prodhues vendor i kabllove dhe i përçuesëve elektrik të tensionit të ulët.

Produktet që prodhojnë janë kabllo elektrike për instalime në ndërtimtari, industri dhe për përdorim shtëpiak.

Proton Cable është paisur me linja të prodhimit të teknologjisë së fundit me makineri Gjermane (Niehoff), Italiane (SAMP dhe Lesmo), Turke(Uygar).

Të gjitha këto me elektronikë SIEMENS e cila ua mundëson kontrollin e plotë të punës në çdo hap të prodhimit, produktet janë të kontrolluar me kontroll laserik dhe testues shkëndije me tension të lartë po në linjat e prodhimit, pastaj të gjitha produktet e prodhuara janë rreptësisht të vetë-audituara nga laboratori i kontrollit të cilësisë për t’u siguruar që të ofrojnë produkte me cilësi të vazhdueshme klientëve të tyre.

Produktet Proton Cable shquhen për cilësi të lartë për arsyet vijuese:

  • Aplikojnë teknologji të avancuar në prodhim.
  • Proton Cable është e pajisur me standardet ndërkombëtare si:
    për menaxhim të cilësisë ISO 9001:2018, sistemi per mbrojten mjedisore ISO 14001:2015, për sistemin e sigurisë në punë OHSAS 18001:2007, standardet Turke TS EN 60332-1-2/A1:2016 / A11:2017, TS EN 50575/A1:2016:2016-07, standardet Kroate për export në Bashkimin Evropian HRN EN 50525-2-31:2012 dhe ka shpallur deklaratën e performancës “DOP CE” ndërsa në prodhim bazohet në standardin Gjerman VDE.
  • Për lëndë të parë furnizohen kryesishtë nga prodhues më eminent të Bashkimit Evropian, kanë cilësi të lartë dhe jane të pajisura me çertifikata perkatese të BE-së.

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Perspektive” që organizohet në Dubrovnik Proton Cable është përzgjedhur ndër 300 kompani më të suksesshme të Europës Qendrore dhe Juglindore për vitin 2016.

Prodhimet e Proton mund ti gjeni në të gjitha pikat e shitjes së materialeve ndërtimore dhe në këtë link

KALLXO.com ka nisur fushatën “Blej produkte të Kosovës – Ndihmo Ekonominë”, në një kohë kur ekonomia e vendit është në depresion për shkak të virusit CoVid-19.

Duke shpërndarë materialet dhe adresat e prodhuesve vendorë synohet që qytetarët të informohen për prodhime të veçanta në Kosovë.

Çdo prodhues vendorë mirëpritet që të dërgojë të dhënat dhe materialet nga kompania e tij për t`i promovuar në këtë formë.

Materialet duhet të dërgohen në emalin: [email protected], me subjekt “Ndihmo Ekonominë”