Foto: MPJ

Pacolli i shkruan Mogherinit për arrestimet e zyrtarëve të Kosovës nga Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, këtë mëngjes i ka shkruar letër përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherinit për arrestimet e zyrtarëve të Kosovës nga ana e autoriteteve serbe.

Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga BE për këto veprime.

“Unë i kam shkruar sot Federica Mogherinit për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimet dhe kërcënimet e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të Brukselit dhe të drejtat e tyre themelore”, ka shkruar ai.

Zëvendëskryeministri po ashtu ka kërkuar ndërhyrje nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

 

“Unë kërkoj  nga Shërbimi Evropian të Veprimit të Jashtëm për të ndërhyrë dhe ndaluar këto veprime nga Beogradi. Kosova është e gatshme të marrë masa kundërthënëse për të reaguar për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare nëse Beogradi nuk i përfundon këto veprime”, ka shkruar Pacolli.Pacolli dje ka njoftuar se autoritetet shtetërore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë duke e dënuar këtë veprim.

Ndërsa gjatë këtij vitii nga Beogradi janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Kosovës.

https://kallxo.com/keshilltari-i-haradinajt-ndalohet-ne-serbi/

https://kallxo.com/haradinaj-i-papranueshem-keqtrajtimi-i-zyrtareve-te-qeverise-se-kosoves-nga-autoritetet-serbe/

https://kallxo.com/serbia-ndalon-dy-ushtare-te-fsk-se-reagon-kryeministri-haradinaj/

.