ATK - Foto: Rtv21

Autoritetet serbe arrestojnë zyrtarin e ATK-së

Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar Marjan Gjokajn, zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, Gjokaj është arrestuar derisa po kthehej në Kosovë.

Pacolli e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot”, ka shkruar Pacolli.

26 Maj 2019 - 22:08

Naser Sertolli 26/05/2019 - 22:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend