Zyrtare: Henry trajner i Monacos

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry edhe zyrtarisht është emëruar trajner i klubit francez AS Monaco.

41-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për tri sezone që e mbanë të lidhur me klubin francez deri në vitin 2021.

Francezi karrierën e ka nisur pikërisht tek Monaco ku ka luajtur prej vitit 1993 deri në vitin 1999 duke i luajtur 141 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola.

Thierry Henry  në karrierën e tij profesionale ka luajtur për ekipe si Monaco, Juventus, Arsenal, Barcelona dhe New York Red Bulls dhe së fundmi ka qenë pjesë e stafit të trajnerit të Belgjikës.

Henry ka deklaruar se është shumë i lumtur që po rikthehet përsëri tek Monco dhe e pret me padurimin rikthimin e tij.