Zyrtare: Festim Alidema prezantohet te Slaven Belupo (Foto)

Edhe zyrtarisht skuadra e njohur kroate e ka prezantuar sulmuesin e ri nga Kosova, Festim Alidemën si lojtarë të tyre.
Në njoftimin e klubit thuhet se tashmë Alidema është lojtari i ri i tyre.

Alidema është transferuar nga Llapi në Slaven Belupo.

Djaloshi nga Vitia ka kaluar një super sezon me Llapin në këtë sezon.

Ai është shprehur i lumtur për transferimin në klubin kroat dhe ka thënë se është transferuar te kjo skuadër që ta ndihmoj atë me golat e tij.