Xherdan Shaqiri futbollisti i parë shqiptar që e fiton dy herë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Liverpool triumfoi sot për herë të gjashtë në histori të klubit duke e fituar Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0.

Këtij gëzimi iu gëzua edhe lojtari kosovar nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri në këtë sezon ka bërë paraqitje të mira me Liverpoolin, e sidomos në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale ku e mposhtën Barcelonën me rezultat 4-0, në atë ndeshje Xherdani kishte asistuar njëherë.

Shaqiri, Ligën e Kampionëve e kishte fituar edhe me Bayern Munich në vitin 2013.

Xherdan Shaqiri, bëhet shqiptari i parë që e fiton Ligën e Kampioënve dy herë.