Xherdan Shaqiri flet pas transferimit në Amerikë te Chicago Fire

Futbollisti me prejardhje shqiptare që luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka folur pas transferimit të tij në Amerikë te ekipi Chicago Fire.

Ai në një konferencë për shtyp bashkë me drejtuesit e klubit amerikan ka folur për transferimin e tij.

Shaqiri gjatë konferencës ka thënë se ka qëllime të qarta.

“Sigurisht, unë kam qëllimet e mia, por objektivat e ekipit janë të parat”, ka thënë Shaqiri.

Edhe trajneri i klubit u shpreh I lumtur me transferimin e Shaqirit duke thënë se që në momentin që Shaqiri erdhi në klub u ngrit edhe niveli i lojtarëve të tjerë.

“Që nga momenti kur ai erdhi në stërvitje, mund ta shihni se e ngriti nivelin e lojtarëve të tjerë. Në ditën e tij të parë të stërvitjes, ne ndoshta patëm seancën tonë më të mirë të të gjithë parasezonit, dhe kjo është vetëm ngaqë ai ishte në fushë dhe bëri disa gjëra që i nxisin të gjithë”, është shprehur trajneri i Chicago Fire.