Zvicra publikon listën për ndeshjen kundër Kosovës

Futbollistët shqiptar, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri pritet që të përballen me Kombëtaren e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur pasi që Kombëtarja e Zvicrës ka bërë publike listën për ndeshjen miqësore kundër Kosovës që pritet të zhvillohet më 29 mars.

Zvicra pos Kosovës këtë muaj më 26 mars do të përballet edhe kundër kombëtares së Anglisë.

Sot një javë kanë dal në shitje edhe biletat për këtë sfidë. Çmimet e biletave varijonë prej 15 franga deri në 81 franga. Në këtë ndeshje pritet të ketë numër të tifozave shqipëtar duke e ditur që në shtetin e Zvicrës jetojnë shumë shqipëtar.

Kombëtarja e Kosovës ende nuk e ka bërë publike listën për dy ndeshjet miqësore të marsit.

Ndeshja Zvicër-Kosovë zhvillohet në Curih dhe nis nga ora 18:00.