Vdiq Futbollisti i Njohur Agim Maloku

Ish futbollist i spikatur i “Lirisë” dhe anëtar i Komitetit të FFK-së

Mbrëmë në moshën 62 vjeçare vdiq ish-futbollisti i njohur i klubit Liria të Prezrenit, Agim Maloku.

Për shumë vjet Maloku ishte një nga më të dalluarit, duke qenë pjesë e brezave më të suksesshëm të ekipit prizrenas. Gjithashtu një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës që nga mëvetësimi e deri në ditën e vdekjës.

Liria, Federata dhe përgjithësisht futbolli i Kosovës humbi një entuziastë dhe punëtor të dalluar!

Varrimi i të ndjerit Maloku, bëhet sot në orën 16 e 30 minuta në varrezat e qytetit të Prizrenit!/21Media