Trajneri i Feronikelit: E arritëm qëllimin që të mos humbnim në 'Fadil Vokrri'

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka thënë se në Prishtinë kanë ardhur sot për të mos humbur dhe se ia kanë arritur qëllimit.

Ai po ashtu e përgëzoi edhe Prishtinën për lojën e treguar, pasi me një lojtar më pak krijoi raste për gol.

“Objektivi i ynë ishte sot mos ta humbim takimin, arritëm objektivin edhe pse ta ndëshkonim Prishtinën, krijuam raste, na lejuan në fillim të krijojmë, pastaj u mbrojtën mirë, kam edhe fjalë pozitive edhe për Prishtinën, në fund me një futbollist më pak na rrezikuan dy-tre herë” ka thënë Ramadani.