Shtatë Premiera Botërore në Prishtina Film Fest

Edicioni i nëntë i PriFilmFest do të sjellë dhjetëra premiera filmash së bashku me mysafirë fitues të Oskarit në kryeqytetin e Kosovës.

Më shumë se 70 filma do të shfaqen në kinema të ndryshme të shpërndara rreth kryeqytetit të Kosovës nga 13 deri më 20 korrik.

PriFilmFest, festivali më i madh i filmit i organizuar në Prishtinë, do të organizojë gjithashtu një numër aktivitetesh.

Themeluar në vitin 2008, PriFilmFest vë në pah filmat e metrazhit të gjatë në programet konkuruese duke sjellë së bashku film bërësit evropianë si dhe drejtorët rajonalë.

Festivali jep çmime për filmin më të mirë evropian, filmin më të mirë të Ballkanit si pjesë e kinemasë “Mjalta dhe Gjaku”, filmi më i mirë i gjatësisë së mesme, dhe që nga ky vit ka një çmim për dokumentarin më të mirë.

“Është edicioni ynë më i madh me më shumë filma, programe dhe aktivitete më shoqëruese, mysafirë dhe argëtim pas shfaqjeve të filmave”, tha Vjosa Berisha, drejtoresha e festivalit.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur që festivali do të hapet nga një film i bërë në Kosovë, ‘Të padashtun’ nga Edon Rizvanolli, një prodhim kosovar-holandez. Festivali do të mbyllet me ‘The Square’, filmin fitues të festivalit të Kanës këtë vit, “shtoi ajo.

Vendosur në Holandë, filmi i Rizvanollit kishte premierën e tij botërore në festivalin Karlovy Vary dhe do të debutojë ndërkombëtarisht në Prishtinë.

Në mesin e 70 filmave që shfaqen në festival, shtatë janë premiera botërore, katër janë premiera ndërkombëtare, tri janë premiera evropiane dhe 22 premiera rajonale. Asnjë prej filmave nuk është shfaqur në Kosovë më parë.

Gjithashtu, Berisha theksoi se festivali do të presë edhe drejtorin Kanadez , fitues të çmimit Oskar, Paul Haggis, i njohur për punën e tij në ‘Baby Milion Dollar’ dhe ‘Crash’.

Adhuruesit e filmit mund të shikojnë shfaqjet e filmave në pesë vende të ndryshme të qytetit: në Teatrin Kombëtar, në kinemanë e hapur në sheshin Zahir Pajaziti, në Muzeun Kombëtar dhe në kinemanë ABC të qendrës.

Organizatorët kanë planifikuar gjithashtu një sërë aktivitetesh jashtë shfaqjeve të filmit, të tilla si koncerte muzikore me artistë vendas dhe ndërkombëtarë.

Koncerti i parë elektronik i muzikës, PriBeats, do të mbahet të premten në Parkun e Gërmisë me shfaqje nga DJ Point G, DJ Honest, Hajdar Berisha, Lekë dhe Altin Boshnjaku nga Kosova.

Të shtunën mbrëma parku do të organizojë një koncert rok, ‘Drite e Pluhun’, me shfaqje nga Shpat Deda, Genc Salihu, Lindja, Oborri, Taste2 dhe Goblenët.

PriFilmFest fillon nga 13 korriku deri në 20 korrik. Orari i plotë i programit do të vihet në dispozicion në faqen e internetit të festivalit së shpejti.