Sesion Shkencor për Shotë Galicën

Sesioni mbahet sot në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë në bashkëorganizim me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, do të organizojë një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica.

Ky sesion, i cili do të mbahet sot në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri nis në ora 12:00, me rastin e 90 vjetorit të rënies së Shotë Galicës.

Me kumtesa shkencore do të paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e heroinës sipas këndvështrimeve dhe burimeve të ndryshme historike. Kjo luftëtare shqiptare e cila i përket periudhës në mes të dy luftërave botërore kur shqiptarët e pushtuar u ngritën në në lëvizje kombëtare për çlirimin e trevave të Kosovës dhe më gjerë nga sunduesit serb, e njohur ndryshe edhe si lëvizja kaçake.

Në këtë sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit. /21 Media