Salah nëntë gola në nëntë ndeshje për Liverpoolin në ‘Anfield’

Liverpool mbrëmë shënoi fitore me shije të kualifikimit për fazën e eliminimit direkt ndaj Napolit, me golin e Mohamed Salah.

Salah prej transferimit të tij në Liverpool, ka bërë nëntë paraqitje në Ligën e Kampionëve në stadiumin ‘Anfield’.

Salah nga nëntë paraqitje sa i ka bërë në Ligën e Kampionëve, në stadiumin e zjarrtë ‘Anfield’, ka dalur të jetë deçiziv për skuadrën e tij, pasi i ka shënuar nëntë gola.