Rahoveci e mposht Prishtinën, dhe e barazon serinë finale (FOTO)

Rahoveci ia ka shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon Prishtinës në garat vendore, duke e mundur me rezultat 87-84.

Këtë fitore Rahoveci e shënoi në palestrën ‚Mizahir Isma”, në kuadër të ndeshjes së dytë të sërisë finale të Play – off-it, duke e barazuar rezultatin 1-1.

Ndeshjen e nisi mirë Prishtina, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22-15.

Mirëpo prej çerekut të dytë deri në fund, vreshtarët nuk lëshuan pe dhe arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 87-84, duke e mposhtur për herë parë Prishtinën në histori të saj.

Te Rahoveci më i miri ishte Fred Richardson.

Ndërsa te Prishtina si gjithnjë Dardan Berisha me 26 pikë.

Tani seria u barazua 1-1, derisa ndeshja e tretë do të luhet në Prishtinë.

Kujtojmë, se cila skuadër i fiton tri ndeshje shpallet fituese.