Prishtina barazon me Dritën, mbetet mbrapa në garë për  titull (FOTO)

Drita dhe Prishtina kanë barazuar, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Superligë, e zhvilluar në Gjilan.

Në minutën e 12’ për Dritën u akordua penallti pasi Endrit Krasniqi u pengua në zonë.

Penalltinë e konvertoi në gol Fidan Gerbeshi në minutën e 14’.

Prishtina golin e barazimit e realizoi në minutën e 56’ me Gauthier Mankendan.

Pas këtij Brazimi Prishtina mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, dy më pak se Feronikeli.

Nëse nesër fiton Llapi, atëherë do  të barazohej me pikë me Prishtinën nga 69.

Prishtina në xhiron e ardhshme luan si mysafirë ndaj Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.