Plisat: Stadiumi 'Fadil Vokrri' është vetëm për ndeshjet e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës sot ka pranuar kërkesën e SC Gjilanit për t’u luajtur ndeshja e xhiros së 26-të në Superligë, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mirëpo, tifozët e Prishtinës, Plisat, kanë dalë në kundër idesë që derbi gjilanas të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Plisat e akuzojnë kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, se po bëjnë dallavere dhe po e keqmenaxhojnë stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kujtojmë se edhe skuadra tjetër nga Prishtina, Flamurtari, është duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në këtë stadium.
KALLXO.com më herët ka raportuar për gjendjen e rënduar të barit në këtë stadium, ani pse FFK-ja ka marrë vërejtje nga UEFA.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e Plisave.
Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!
Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!
Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.
Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.
Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te Ffk-se!