Plisat ‘pushtojnë’ Drenasin (VIDEO)

“Plisat” kanë udhëtuar në numër të madhe në Drenas për të përkrahur skuadrën e tyre në garën për titullin kampion.

Ata janë vendosur në anën lindore të stadiumit prej ku kanë filluar t’i përkrahin futbollistet e Prishtinës që tashmë janë duke i bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes.

Kjo ndeshje pritet të përcaktojë kampionin e ri të Kosovës.

Feronikeli është pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me 75 pikë. Derisa Ferronikeli mund të shpallet kampion me barazim apo fitore, Prishtinës i duhet vetëm fitorja për tu shpallur kampion.