Pas perfomancës, këto janë fjalët e Dua Lipes për Prishtinën

Ylli i muzikës kosovare, Dua Lipa mbrëmë ka përformuar në natën e parë  të Festivalit ndërkombëtar Sunny Hill. Me zërin dhe talentin e saj  ajo mblodhi  një numri shumë të madh të fansave të saj të cilët duartrokiten gjatë gjithë kohës, shkruan rtv21.tv

E sot Dua, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë fansat e saj. Dua ka përmendur ardhjen e saj në Kosovë para dy vjetëve që sipas saj nga ajo kohë ka ndryshuar shumë nga ana e muzikës, por ajo ka përmendur se dashuria që i dhuruan asaj atëherë ishte njëjtë me të mbrëmshëm.

“Prishtina jeme sa shumë të du”, Natë e paharrueshme!”, “Faleminderit për mirëpritjen edhe energjinë!”, ishin disa nga fjalët që  kishte shkruar Dua, pas përfundimit të Festivalit.

Ndryshe, Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. /21Media