Ilustrim

Nuk ia ndërruan 14 ditë pelenat, foshnja amerikane vdes nga infeksioni

Një infeksion i rëndë i lëkurës mbyti Sterling Kohenin.

Djali 4 muajsh u gjet i vdekur në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën më të madhe në Iowa, Shtetet e Bashkuara.

Sipas Prokurorit Coleman McAllister, fëmijës nuk iu ndërrua pelena për 14 ditë rresht.

Autopsia zbuloi krimba në faza të ndryshme të zhvillimit në lëkurë dhe veshmbathje të fëmijës, përcjell rtv21.tv.

Sterling, i kequshqyer dhe i dehidruar, vdiq më 30 gusht 2017.

Aktualisht po zhvillohet proces gjyqësor ndaj babait Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21 vjeçe.

Të dy kanë probleme me drogën.

Avokati i babait tha se “ishte një tragjedi dhe jo një krim”.

Sipas avokatit, çifti ka një vajzë tjetër dyvjeçare “të trajtuar dhe në shëndet të mirë”./21Media