Ndryshim i temperaturave në Kosovë

Sot dita do të fillojë me mot me vranësira, në mesditë do të mbretërojë mot pjesërisht i vranët, ndërsa dita do të përfundojë me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të lëvizin në mes 11 e 25 gradë celsius.

E nesër, dita do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, por do të përfundojë me mot pjesërisht të vranët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 14 e 29 gradë celsius, shkruan rtv21.tv.

Të premten, por edhe gjatë fundjavës, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranë.

Më shumë vranësira do të ketë të shtunën, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 11 e 13 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 25 e 27 gradë celsius.