Foto: FFK

Ndeshjet e futbollit në Kosovë do të monitorohen nga UEFA

Delegacioni i FFK-së, i përbërë nga Arianit Ahmeti, zëvendëssekretar i përgjithshëm dhe drejtor i zyrës ligjore, Ejup Osmani, zyrtar për integritet, Besim Kelmendi, prokuror i shtetit dhe Bajram Shabani, kapiten i Policisë, sot kanë marrë pjesë në Nion në takimin me zyrtarët e UEFA-s, Nicholaus Raudenski, Peaker Graham dhe Massimiliano Michenzi.

Zyrtarët e UEFA-s i kanë dhënë disa këshilla delegacionit të FFK-së lidhur me paralajmërimet rreth trukimit të ndeshjeve dhe dukurive tjera negative në futboll.

Po ashtu, UEFA  i ka njoftuar se i ka angazhuar pesë kompani, të cilat do ta bëjnë monitorimin e ndeshjeve dhe çdo parregullsi do të evidentohet në organet e UEFA-s.

Ligat të cilat do t’i monitorojnë këto kompani janë: Superliga, Liga e Parë, ndeshjet e Kupës së Kosovës dhe ndeshjet e ekipeve kombëtare.