Milan dhe Inter në garë për shërbimet e Diego Godin

Përveç duelit në fushë, Milan dhe Inter tani do ta kenë edhe një duel për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin.

Sipas Calciomercatos, mbrojtësi uruguaian është duke e preferuar një transferim në Serie A, dhe për këtë kanë shprehur interesim dy skuadrat italiane, Milan dhe Inter.

Kontrata e Godinit, skadon në verë dhe ai ende nuk ka pranuar që ta vazhdoj atë.

Godin në afatin e verës u lidh me një transferim në Manchester United, por kjo gjë nuk ndodhi.