Diego Godin, foto: Facebook

Milan dëshiron të nënshkruaj me Diego Godinin

Milan edhe këtë sezon është duke pasur probleme me fazën e mbrojtjes, dhe që tani ka nisur të mendoj për ta përforcuar këtë repart.

Sipas “Corriere dello Sport”  Milan ka hedhur sytë nga qendër mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, për  sezonin e ardhshëm.

Uruguajanit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën.

Godin kërkohej edhe nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të verës, por refuzoi të transferohej në Angli, pasi dëshiron të fitoj Ligën e Kampionëve me Atleticon.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo është gati që të provoj transferimin e Deigo Godinit për sezonin e ardhshëm.