Foto: Premierliga/Twitter

Manchester United e mposht Tottenhamin (Foto)

Manchester United e ka fituar derbin e xhiros së 22-të në Premierligë, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 1-0, si mysafir.

Manchester Unitedi golin e vetëm e shënoi në pjesën e parë me anë të Marcus Rashford në minutën e 44‘ pas një super asistimi nga Paul Pogba.

Në pjesën e dytë Tottenhami ishte më këmbngulës dhe e dëshironte golin e barazimit, por këtë gjë nuk ia lejoi portieri David De Gea, me super pritjet e tij.

De Gea, në ndeshjen e sotme ndaj Tottenhamit bëri 11 pritje, më shumë se çdo portier tjetër në këtë sezon në Premierligë.

Pas kësaj ndeshje Manchester United radhitet në vendin e gjashtë me 41 pikë.

Ndërsa Tottenhami në të tretin me 48 pikë.

Manchester United me fitoren e sotme ka realizuar gjashtë fitore radhazi pas ardhjes së trajnerit Ole Gunner Solskjaer.