Foto: telegrafi.coim

Fitore e jashtëzakonshme e Liverpoolit, e mposht 7-0 Manchester Unitedin

Liverpooli ka shkatërruar Manchester Unitedin pasi e ka mposhtur me rezultat 7-0.

Për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 43-të e ndeshjes, kur Cody Gakpo realizoi një gol spektakolar për 1-0 pas asistimit nga Andy Robertson.

Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve u mbyllën 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nisi fuqishëm për skuadrën vendase ku realizuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave.

Darwin Nunez ngriti epërsinë e The Reds në 2-0 në minutën e 47-të dhe Cody Gakpo në të 50-ten e ngriti epërsinë në 3-0.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur Mohamed Salah me një gjuajtje bombastike ngriti epërsinë e The Reds në 4-0.

Liverpooli nuk i ndali sulmet dhe në minutën 75-të Darwin Nunez realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë për 5-0.

Tetë minuta më vonë, ishte sërish Mohamed Salah që doli në skenë teksa shënoi për 6-0 një gol të bukur.

E për rezultatin përfundimtar u përkujdes Roberto Firminio i cili dy minuta para fundit shënoi për 7-0 pas asistimit nga Mohamed Salah.

Me këtë fitore Liverpooli ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 42 pikë, shtatë më pak se United që mbanë vendin e tretë në tabelë. /Telegrafi/