Londër - Sopranos i kërkohet ta ndërrojë fustanin ‘provokativ’ pro BE-së

Një këngëtare opere është kritikuar si “shumë provokative”, për veshjen e saj pro Bashkimit Evropian gjatë një performance në Royal Albert Hall në Londër.

Sopranoja Anna Patalong publikoi në Instagram, një fotografi të veshjes së saj të kritikuar – një fustan i verdhë i stolisur me një rrip të modeluar nga një flamur i Bashkimit Evropian dhe një qafore të përbërë nga yje të artë.

“Disa ngjyra të BE-së për koncertin e sotëm”, shkroi ajo në përshkrim.

Patalong gjithashtu mori pjesë në marshin e Londrës disa ditë më parë, ku miliona protestues kërkuan një referendum të dytë për Brexit-in.

Gjatë asaj mbrëmje, bashkëshorti i Patalong, Benedict Nelson, shkroi në Twitter se bashkëshortes së tij i është kërkuar që të ndërrojë veshjen e saj me të cilën do të përformonte sepse ngjyrat ishin “shumë provokative”.

“Disa yje të verdhë. Sa provokative”, shkroi ai. “Shumë mirë që ndjenjat e njerëzve u mbrojtën nga një deklaratë e tillë e hapur dhe provokative”, ka shkruar ai.