Ky Tatuazh Ndryshon Ngjyrat në Bazë të Biologjisë së Trupit

Hulumtuesit e MIT Media Lab dhe Harvard Medical School kanë krijuar tatuazhin që ndryshon ngjyrat bazuar në ndryshimet në nivelet tuaja të glukozës, natriumit ose bilancit të pH-së.

Këto tatuazhe përdorin ngjyrën biosensing që të transmetoj informacione në funksionet trupore. Ato reagojnë kur ndryshohet sasia e glukozës, natriumit, dhe pH-së. Gjithashtu tatuazhet kanë mënyra të ndryshme të aplikimit.

Këto tatuazhe j’ua mundësojnë doktorëve që të gjejnë më shpejtë diagnozat mjekësore. Dhe ndoshta j’ua lejon personave me diabet që të kontrollojnë nivelin e sheqerit të tyre pa e shpuar veten tre herë në ditë.

Teknologjia biosensing është bërë shumë e popullarizuar vitet e fundit. Kështu që hulumtuesit nuk kanë menduar që ata mund ta shndërrojnë eksperimentin e tyre në produkt.

Tani ka shpresë se artistët e tatuazheve që e dashurojnë shkencën mund ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet.