
Foto: QKK/Facebook
Kushtrim Hoxha shpallet aktori më i mirë në 'Bosphorus Film Festival'
Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se Kushtrim Hoxha është shpallur aktori më i mirë në ‘Bosphorus Film Festival’.
Hoxha është nderuar me këtë çmim me filmin Cold November / Nëntor i ftohtë.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, bashkëproducent Paskal Semini, Valon Bajgora, Regjia Ismet Sijarina.