Foto: QKK
‘Nëntor i ftohtë’ shfaqet premierë në festival në Spanjë
Filmi kosovar “Nëntor i ftohtë” është shfaqur premierë mbrëmjen e së enjtes në një festival në Spanjë.
Premiera e këtij filmi është shfaqur mbrëmë në kuadër të Edicionit 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastianit.
Qendra Kinematografike njofton se ky është filmi i parë nga Kosova në këtë festival të filmit, i cili renditet në kategorisë A.
Filmi flet për Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara!
“Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me “Albasky Film”, “Audiohaus” dhe “Ikone”.
Filmi është mbështetur nga QKK-ja dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Regjisor i filmit është Ismet Sijarina, ndërsa skenaritë: Arian Krasniqi e Ismet Sijarina.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.